Protesta opozitare e 8 Dhjetorit, PD dhe degët bëjnë përgatitjet e fundit

Vetëm një ditë para protestës së paralajmëruar të Partisë Demokratike, degët e PD nëpër rrethe po bëjnë përgatitjet e fundit, të cilët u bëjnë thirrje qytetarëve dhe organizohen për 8 Dhjetorin, transmeton Syri.net

Protestues pritet që të mbërrijnë në Tiranë nga e gjithë Shqipëria, për protestën që do të nisë në orën 11:00 në sheshin ‘Skënderbej’. Partia Demokratike ka caktuar ditën e nesërme ‘8 Dhjetorin’ për protestën, duke kërkuar që të bëjë një revolucion të dytë. Demokratët protestojnë kundër Qeverisë Rama, të cilën e akuzojnë për korrupsion, për lidhje me krimin etj, duke synuar largimin e saj dhe krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

Mirëpo, Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend të premten, tha se ‘Partia Demokratike mund të protestojë, por ta harrojë revolucionin”. Një skenar tjetër që përflitet është se protestat nuk do të ndalen edhe pas marshimit të nesërm, deri në largimin e Qeverisë.

“Kemi marrë vendim të nisemi e mos të ndalemi. Të nisemi me rininë e Tiranës, të nisemi me rininë e gjithë Shqipërisë bashkë me qindra e mijëra qytetarë nga Tirana dhe gjithë Shqipëria, me të rinj, e të reja, me burra e gra, me intelektualë, me punëdhënës, me punëmarrës, me të shpunësuar, më të papunë, me fermerë, me të zhgënjyer, më të goditur e të nëpërkëmbur të martën Tiranë me 8 dhjetor”, tha kreu i PD Lulzim Basha një ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button