Ngushtohen afatet: A do të mundet KSHZ-ja ta përgatisë terrenin për zgjedhjet e prillit?

Gjithsej, edhe 138 ditë kanë ngelur deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të planifikuara deri më 24 prill të vitit 2016, ndërkaq partitë politike ende nuk janë marrë vesh për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, njofton Portalb.

Partitë i kanë propozuar anëtarët, por nuk kanë mundur të merren vesh rreth ekspertëve të cilët gjithashtu, do të jenë pjesë e trupit më të madh zgjedhor.

Sipas Marrëveshjes e Përzhinos, KSHZ-në duhet ta përbëjnë 9 anëtarë, prej të cilëve, 3 nga pushteti, 3 nga opozita dhe 3 të tjerë ekspertë të pavarur.

Sipas Kodit Zgjedhor, i cili me propozim të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, në Parlament u miratua thuajse para një muaji. Kompetencat dhe detyrimet e KSHZ-së, si gjatë kohës së zgjedhjeve, por edhe para zgjedhjeve, bukur mirë i janë rritur kompetencat.

Burimet e afërta të biseduesve, informojnë se afatet, ka kohë që kanë kaluar dhe se situata rreth KSHZ-së është alarmante, për atë nuk dihet se a do të mundet Komisioni Shtetëror Zgjedhor t’i përmbushë të gjitha detyrimet, të cilat janë të parapara para zgjedhjeve.

Lehtësuesi belg, Piter Van Hojte, për këtë, ka paralajmëruar që në tetor, në njoftimin e tij për gazetarët. Ai që atëherë ka thënë që nëse në fillim të nëntorit nuk ka marrëveshje për detajet rreth funksionimit të KSHZ-së, zgjedhjet në prill thuajse janë të pamundura.

Anëtarët e grupeve punuese janë marrë vesh për detalet për atë se si do të funksionojë KSHZ dhe cilat kompetenca do t’i ketë./ Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button