Ziadin Sela nga Saraji: ndal vëllavrasjeve

Të shtunën dega e Sarajit të partisë LR-PDSH ka hapur në mënyrë solemne zyrën e saj në Saraj. Lideri i kësaj partie, Ziadin Sela bëri thirrje te të gjithë simpatizantët të mobilizohen maksimalisht për një fitore në 24 Prill, për të ndalur si që tha ai, gjithë aktet e turpshme që po ushtron pushteti mbi shqiptarët.

“Dua të bëj një apel për vrasjet, krimet kudo që ndodhin në vendbanimet shqiptare, sepse të gjithë ne jemi shqiptarë, të gjithë ne jemi kushërinj me njëri – tjetrin, jemi një gjen, dhe nuk është zgjidhje çdoherë që të bëhet akti më I keq, një apel, bëjeni gjithandej ta marrim qetë, ta duam njëri-tjetrin.Iniciativës për reforma dhe për ndryshim të skenës politike nuk i kemi hyrë nga urrejtja që kemi për dikë, por iniciativës për ndryshime i kemi hyrë nga dashuria që kemi për njëri-tjetrin. Kjo është dashuria që ne duhet ta kemi për secilin shqiptar, qoftë kushëri, qoftë fqinj, qoftë kundërshtar të partisë politike, nga dashuria që kemi për fëmijët tanë, për nipërit dhe mbesat tona, për ato që kanë lindur dhe do të lindin, nga dashuria që kemi për flamurin dhe nga dashuria që kemi për gjenin tonë të pastër shqiptar”, tha mes tjerash Ziadin Sela. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button