Basha: Me 8 dhjetor, të ribëjmë historinë duke larguar qeverinë

Partia Demokratike zhvilloi sot Konventën e Forumit Rinor, ku do të zgjidhet edhe kryetari i këtij forumi. Kryetari i kësaj force politike, Lulzim Basha u shpreh në fjalën e tij se, 8 dhjetori do të jetë sërish dita kur shqiptarët do të bëjnë historinë duke larguar qeverinë aktuale. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, për të bërë sërish histori, si 25 vite më parë. Sipas shefit të opozitës, bashkimi i shqiptarëve do të sillte largimin e qeverisë së dyshes Rama-Meta.

“8 dhjetori është ditë e historisë, është dhe dita për të bërë sërish histori. Është dita për largimin dhe shkarkim e qeverisë Rama-Meta. Kemi marrë vendimin të nisemi dhe mos të ndalemi, me rininë e të gjithë Shqipërisë bashkë me mijëra qytetarë nga anë e mbarë Shqipëria .Se asnjë grup shoqëror s’ka parë asnjë ditë të mirë. Të gjithë të zhgënjyer, të nëpërkëmbur dhe të vjedhur nga qeveria e zullumeve kombëtare. Duhet krijuar një qeveri teknike që të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rama-Meta kanë djegur shpresën dhe bashkë me të, mandatin e tyre 4-vjeçar që në dy vitet e para. Ligji korruptiv për arsimin e lartë privon studentët të vazhdojnë studimet për shkaqe financiare. Të poshtëruar dhe të goditur pronarët me skemën e shpronësimit te tyre. Të poshtëruar dhe të nëpërkëmbur të përpjekurit, familjarët e të cilëve janë rivrarë nga Rama me dekorimin e prosektorëve të tyre. Me një ekonomi në rrënje, pa konsum, të vjedhur në taksa dhe tarifa që zhduken në xhepat e kontrabandistëve dhe një grushti të lidhur me ta”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button