Haradinaj pas takimit me Meten: Nuk ndryshojmë qëndrim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot në Prishtinë kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëri nga liderët opozitar, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Haradinaj në një intervistë për Epokën e re ka treguar për qëllimin e takimit me Metën.

Ai ka pohuar se gjatë takimit Meta ishte përpjekur për ta gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend.

Haradinaj e ka vlerësuar iniciativën e Metës, por ka thënë se opozita nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Qëndrimi ynë është anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë”, është shprehur ai.

Lideri i AAK-së, ka paralajmëruar se këto do ditë opozita mund të ketë takime edhe me presidenten Atifete Jahjaga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button