Letër Ahmetit dhe Thaçit, shqiptarët të diskriminuar në ESHS

Të punësuarit shqiptarë në Entin Shtetëror të Statistikave përmes një letre të hapur kanë kërkuar nga krerët e partive shqiptare në bisedime BDI dhe PDSH që të hapin edhe çështjen e këtij institucioni në grupin e punës. Ata thonë se lënia pas dore e Entit të Statistikave do të ishte gabim fatal, siç është treguar edhe deri tani, raporton televizioni Shenja.

“Ju si negociatorë në këto bisedime mendojmë se e keni shansin historik dhe se duhet të kërkoni që në të ardhmen njëri nga dy postet kyçe (posti drejtor ose zv. drejtor) të jetë i përkatësisë shqiptare! E gjithë kjo të bëhet me rotacion dhe përfaqësim adekuat në hierarkinë vertikale të ESHS. Kur flasim për përfaqësim të drejtë kemi parasysh sektorët (gjithsejtë 8) dhe njësitë rajonale (p.sh. nga 8 sektorë të paktën 2 të jenë shqiptarë dhe poashtu nga 38 njësi shqiptarë të jenë të paktën 12)”, thuhet në letrën e të punësuarve shqiptarë.

Në Entin Shtetëror të Statistikave aktualisht punojnë 48 shqiptarë nga 302 të punësuar gjithsej, që përbën më pak se 16%. Në postet drejtuese ka vetëm një shqiptarë, edhe atë si ushtrues detyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button