Promovohet “Fillimet e nacionalizmit shqiptar” nga Nathalie Cleyer

Në hyrje të librit, Nathalie Clayer shkruan: “Kam pasur mendimin se çështja e nacionalizmit shqiptar, shpeshherë e mbërthyer mes klisheve dhe instrumentalizimit, mund të rishikohej, duke propozuar një rilexim të teksteve bazë dhe një shqyrtim më të thelluar të tërë kompleksitetit të mekanizmave socialë dhe politikë që kanë qenë në themel të zhvillimit të tij.

Autorja në radhë të parë pasqyron fakte për të kuptuar se si u mundësua ndërtimi i një identiteti kombëtar shqiptar dhe në çfarë mënyre identiteti i ri ndërlidhej me tipat e tjerë paraardhës të identitetit kolektiv, të cilët nuk u zhdukën. Në këtë promovim  të pranishëm ishin edhe historianët Shkëlzen Maliqi dhe Ramadan Ramadani, transmeton TV21.

Sipas tyre,  ky libër  ndikon që shumë situata historike të jenë më të qarta për lexuesin.

“Në këtë libër ka shumë material për të treguar shqiptaret punën e tyre, perceptimin e tyre edhe si komb edhe nga vet materialet e shqiptareve“, tha Ramadan Ramadani.

Sipas tyre ka mungesë të librave në gjuhën maqedonase ,që flasin për  marrëdhëniet shqiptaro maqedonase dhe ky libër kontribuon  që ky boshllëk të mbushet sadopak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button