Një rrugë në Çarshinë e Shkupit emërohet “Azem Hajdari”

Nga dje, një nga rrugët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit do ta bartë emrin e Azem Hajdarit.

“Vendimin për emërimin e rrugës në zemrën e Shkupit me këtë figure të rëndësishme të historisë së shqiptarëve, e solli Komuna e Çairit në propozim të Shoqatës së historianëve shqiptarë të Maqedonisë. Në propozim të grupit të këshilltarëve të BDI-së, ky vendim është konfirmuar edhe nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Në këtë ngjarje, fjalë rasti mbajtën kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, ish kryetari i Partisë Demokratike Tritan Shehu si dhe drejtori i ITSHKSH-së Skender Asani.

Përndryshe, Azem Hajdari ishte lider i lëvizjes studentore e cila në fillim të viteve nëntëdhjeta i printe forcave demokratike të cilët e përmbysën regjimin komunist në Shqipëri. Për shkak të qëndrimeve të tija politike dhe mënyrës së veprimit, Hajdari u ngrit në simbolin e fillimit të epokës demokratike në Shqipëri dhe të rajonit më të gjerë. Në 12 shtator 1998, Hajdari u vra në atentat. /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button