Ademi – do të përgatisim raport për emisionin e gazrave të qelqta

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-ja sot nënshkruan marrëveshje për partneritet për përgatitjen e Raportit të parë dyvjeçar nacional, i cili do të përmbajë informacione për emisionet e gazrave të qelqta nga Maqedonia.

Marrëveshjen e nënshkruan ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi dhe ushtruesi i detyrës përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Aleksandro Frakaseti.

Raporti duhet të shërbejë si bazë për krijimin e politikave të duhura për zvogëlim të suksesshëm të pasojave nga ndryshimet klimatike.

Dokumenti do t’i ripërtërijë të dhënat e bazës nacionale të emisioneve të gazrave të qelqta dhe do të vendosë bazë për vendosjen e sistemit për monitorim, investim dhe verifikim të emisioneve. Do të zhvillohen edhe kritere për vendosjen e masave prioritare për lehtësimin e ndryshimeve klimatike.

Projekti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe i UNDP-së për përpunimin e raportit është në vlerë prej 430 mijë dollarë të cilat janë siguruar nga Fondi global ekologjik.

Një dokument i tillë deri në fund të vitit të ardhshëm duhet të përgatisin të gjitha vendet nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button