Woker: Anëtarësimi në BE do t’i prishë liritë ekonomike në Maqedoni

“Anëtarësimi  në Bashkimin Evropian ndoshta është ide e mirë për Maqedoninë nga pikë vështrimi i stabilitetit politik, para se gjithash në lidhje me fqinjët. Por, po qe se këtë e bëni për shkaqe ekonomike, më mirë të mos hyni, konsideron”,  Majkëll Woker, ekonomist kanadez, themelues dhe ish-drejtor ekzekutiv i Institutit Drejzer dhe një nga autorët e raportit për Liri ekonomike në botë.

Raporti i publikuar para do kohe i këtij instituti e ka renditur Maqedoninë në vendin e 71-të në botë, sipas lirive ekonomike, me kërcim prej 20-të vendeve në krahasim me vitin 2005 dhe Woker paralajmëron se përpjekjet e Bashkimit Evropian që të centralizohet dhe byroktatizohet dhe ta kontrollojë ekonominë e vendeve-anëtare, mund ta prishë të arriturën në vendet të cilat përpiqen të zhvillohen.

Eksperti kanadez, së bashku me nobelistin  Milton Fridman është themelues i indeksit për “Liritë ekonomike” të përpunuar nga Instituti kanadez  konservativ “Frejzer” dhe rrjeti prej 800 organizatave simotra nëpër botë. Indeksi është një nga raportet më të përdorura dhe më të njohura nga ky lloj në botë.

Raporti i fundit i Institutit “Frejzer”, për vitin 2011 i publikuar para një muaji, e vendosi Maqedoninë në vendin e 71-të.  Gjatë rangimit të parë, në vitin 2005, Maqedonia ka qenë në vendin e 90-të, ndërsa në krahasim me vitin 2010 shënon progres prej tyre vendeve. Maqedonia shënon vlerësime të larta në reformat rregullatore, në sektorin bankar , lirinë e tregut të punës, lehtësimit të hapjes së biznesit dhe reformat për zvogëlimin dhe thjeshtësimin e tatimeve. Vlerësimet negative janë në gjyqësi dhe në madhësinë e sektorit shtetëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button