Zidane trajner i Realit? Ja çfarë thotë Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka mbështetur sërish trajnerin Rafa Benitez duke thënë se ai po bën punë të mirë.

Rafa Benitez ishte vu nën kritika  pas humbjes 4:0 ndaj Barcelonës, por Florentino Perez ka përsëritur se e mbështet trajnerin spanjoll, derisa ka përmendur edhe Zinedin Zidane, ky i fundit duket si pasardhës i Benitez nëse veç vazhdon me rezultate jo të mira.

“E dua Zidanen si trajner dhe lojtar. Mendoi se ai do të bëhet trajner shumë i mirë, por tani ne kemi një trajner të mirë dhe mendoi se ai po bën një punë të mirë. Ky klub është një shembull për të gjithë, dhe do të mbetet i tillë derisa të jem unë president”, ka thënë Florentino Perez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button