Tetovë, arrestohet i dyshuari për vrasje të Hasmir Hasanit

Sot në orët e hershme të mëngjesit është vënë nën pranga i dyshuari për vrasjen e ditës së djeshme në fshatin Reçic e vogël, ku për pasojë mbeti i vdekur shoferi i ish kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, 43 vjeçari Hasmir Hasani, njofton Alsat M.

Xhafer Osmani, i dyshuari për vrasjen e Hasmir Hasanit, është arrestuar sot në mëngjes, një shtëpi në fshatin Tearcë nga dy policë të SPB-së së Tetovës.
Gjatë arrestimit, personi në fjalë ka bërë rezistencë duke nxjerrë pistoletën për të gjuajtur në drejtim të policëve. Dy policët e SPB-së së Tetovës kanë reaguar shpejtë dhe e kanë shtrirë për tokë të dyshuarin.

Xhafer Osmani, që dyshohet të jetë kryerësi i vrasjes së mbrëmshme, tanimë ndodhet në paraburgim dhe ndaj tij do ngritët akt akuza adekuate.

Lidhur me ngjarjen: Tetovë, vritet një 43 vjeçar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button