Kryetari i Parlamentit çek për vizitë në Maqedoni

Kryetari i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke Jan Hamaçek sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Hamaçek do të ketë takim me nikoqirin e tij, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanoski dhe do të mbajë fjalim para deputetëve të Maqedonisë.

Gjatë vizitës, Hamaçek do të pritet nga presidenti Gjorge Ivanov, do të takohet me grupin e deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës  Çeke dhe do të vendos lule para Përmendores së ushtarit çek – Robert Gajdik.

Në përbërje të delegacionit çek janë edhe Jan Bartoshek, nënkryetar i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, si dhe deputetët Ladislav Velebni, Zdenek Soukup, Pavel Kovaçik, Rom Kostrica, Marek Benda dhe Marek Çernok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button