Vazhdim i seancës së 74-të të Kuvendit të RM-së

Në Kuvend sot duhet të vazhdojë debati për Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2015, për të cilin në suaza të seancës së 74-të deputetët debatuan të hënën dhe dje.

Në rend të ditës së seancës së 74-të janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, për ndërtim, për kontribute nga sigurimi i obliguar social, për sigurim pensional dhe invalidor, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.

Deputetët do të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për punësime dhe punë për të huajt dhe për Propozim-ligjin për ndryshime të ligjit për sigurim shëndetësor, të dyja sipas procedurës së shkurtuar.

Në seancën e sotme do të debatohet edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për libra për arsimin fillor dhe të mesëm sipas procedurës së shkurtuar, si dhe për Propozim-ligjin  për ndryshime të Ligjit  për libra për arsimin fillor dhe të mesëm, në lexim të parë.

Në rend të ditës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal,  Propozim-ligji për amnisti i parashtruar nga Pavle Trajanov dhe Liljana Popovska, Propozim-ligji për plotësime të ligjit për sigurim në komunikacionin e rrugëve, të gjitha në lexim të parë, si dhe Informata për ndotje enorme të ajrit ambiental të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button