Erdogan: Askush të mos presë që ne të tolerojmë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në takimin e 22-të të Asamblesë së Përgjithshme të Biznesit, ka deklaruar se çështja e kushtetutës së re, faktikisht me kuptimin e plotë është një çështje e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan duke vënë në dukje se në historinë e Turqisë për herë të parë është hapur një periudhë ku me vullnetin e politikanëve mund të bëhet një kushtetutë civile u shpreh se: “Këtë periudhë e cila u hap para nesh më 1 nëntor, duhet ta vlerësojmë së bashku në mënyrën më të mirë dhe ta shndërrojmë në një mundësi. Besoj se do të sjellë nder për të gjitha ata që do të vlerësojnë këtë rast historik dhe që do të kenë nënshkrimin e tyre nën këtë kushtetutë të re. Ejani që ky nder në legjislaturën e 26-të të kuvendit ti përkasë deputetëve në këtë kuvend”.

– “Çfarë kërkon Rusia në Siri?”-

Erdoğan ka theksuar se Turqia ashtu siç nuk ka qenë indiferentë në Ballkan, në Mesdhe, Irak, gjithashtu edhe në çështjen e Sirisë kategorikisht nuk mund të qëndrojë indiferente. Ai ka deklaruar më tej se: “Ja për këtë unë shpreh se çfarë kërkon Rusia në Siri? Pra çfarë na qenka ‘i paska dhënë autorizimin Kombet e Bashkuara’, e çfarë na qenka ky autorizim që ‘mund të shkohet nëse qeveria e atij vendi të fton’. Nuk jeni të detyruar të shkoni atje, nuk jeni të detyruar ti përgjigjeni ftesës së vrasësit Asad i cili ka vrarë 380 mijë njerëz. Ajo është një qeveri jo-legjitime, nuk është legjitime, duhet ta vëreni këtë gjë të cilën unë e kam folur hapur me të nderuarin Putin”.

– “Askush të mos presë që ne të tolerojmë”-

Erdoğan ka vënë në dukje se nuk kanë mosmarrëveshje me asnjë vend që ka pikëpamje të ndryshme në lidhje me Sirinë dhe u shpreh më tej se: “Bashkë me këtë askush të mos presë që ne të bëjmë qoftë edhe tolerimin më të vogël në ndjeshmërinë tonë në lidhje për të drejtat tona sovrane. Ky komb, qëndron i uritur, i pa strehë, por kurrë nuk heq dorë nga pavarësia e tij. Sokullu Mehmet Pasha në lidhje me Betejën e Lepantit ka thënë ‘Me marrjen e Qipros ne premë krahun tuaj, ndërsa ju në betejën e Lepanit vetëm na qethët mjekrën‘. Krahu i prerë nuk vjen më por mjekra e prerë del sërish edhe me dendur. Edhe Turqia sot është në një situatë që ato që janë miq përfitojnë, ndërsa ato që ushqejnë armiqësi humbasin”.

Erdoğan në lidhje me pretendimet e Rusisë ka vlerësuar se “sidomos përfshirja e familjes sime në këtë çështje është një anë tjetër jo morale e kësaj, që edhe më parë e ka bërë televizioni iranian. Këtë çështje e diskutova me Presidenti iranian ku i shpreha se ‘jeni në një gabim shumë të madh, nëse do të vazhdojë një gjë tillë duhet ta dini se kundërpërgjigja e kësaj është shumë e rëndë. Ku ju si Iran do ta paguani shtrenjtë këtë’. Kjo vazhdo për gati 10 ditë dhe më pas i hoqën nga faqet e internetit, pse?, sepse sistemet e ngritura mbi shpifje dhe gënjeshtër e përdorin më shumë këtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button