Sulmet e Asadit dhe Rusisë detyrojnë njerëzit në migrim

Sulmet ajrore të forcave të regjimit të Asadit me mbështetjen e Rusisë ndaj rajonit turkmen Bayirbucak të vendit rural Lazkiye detyrojnë që mijëra persona të braktisin shtëpitë e tyre dhe të migrojnë në vendet e sigurta, raporton Anadolu Agency (AA).

Arabët dhe turkmenët të cilët ikin nga bombardimet e rënda të Rusisë, e cila në 2 muajt e fundit duke u arsyetur se godet DAESH-in sulmon rajonin turkmen, migrojnë në vendet afër kufirit të Turqisë ku mendojnë se është më e sigurtë. Civilët të cilët ikin nga bombardimet me frikën se mund të vriten, shkojnë në kufirin e Turqisë duke marrë me vete veshmbathje.

Familjet të cilat me ditë udhëtojnë të uritur dhe të etur nëpër rrugët me baltë, mundohen ti vazhdojnë jetët e tyre në tendat të cilat ua ka dhënë Presidencës Turke për Menaxhim me Fatkeqësitë dhe Emergjenca (AFAD) dhe të Gjysmë Hënës Turke nga kufiri i Turqisë.

Një ndër turkmenët e Bayirbucak-ut Ahmed Salim në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se Rusia është duke i sulmuar për ti sunduar ato, dhe se masakrojnë njerëz civilë pa marrë parasysh se janë fëmijë, gra apo pleq.

Salim tha se avionët luftarakë, ashtu siç i masakrojnë civilët, i shënjestrojnë edhe shkollat, xhamitë dhe spitalet.

“Si turkmenë jemi në gjendje të cilën nuk mund ta tolerojmë. Njerëzit të cilët ikin nga bombardimet janë në gjendje të rëndë. Asadi dhe Rusia e cila e mbështetë atë, na godasin neve nga ajri, toka dhe deti. Regjimi i Asad-it, duke i bombarduar njerëzit i detyron të migrojnë. Kanë një gënjeshtër, këtu paska organizatë terroriste DAESH. Gjithkush e din se këtu ka vetëm turkmenë. Në Malin Turkmen luftojmë që ti mbrojmë tokat, kopshtin dhe vreshtat tona. Ne jemi pronarë të vërtetë të Malit Turkmen qe 1000 vjet. Aksush mos të vijë me arsyetime të ndryshme. Të gjithë e dinë gënjeshtrën e DAESH-it por të gjithë veprojnë ashtu siç duan ta shohin”, thotë Salim.

– 4 vjet jetë nomade

Fatma Ahmar e cila ka ardhur nga qyteti Hama e Sirisë e ka braktisur shtëpinë e saj para 4 vitesh. Ajo thotë se fillimisht kanë ikur në Hama, Humus, Idlib, dhe më në fund kanë ikur nga bombardimet ruse në Malin Turkmen, dhe kanë arritur në kufirin e Turqisë.

Ahmar theksoi se bombat kanë rënë si shi mbi ta. “Ne 4 vite nuk kemi shtëpi. Jetuam si nomadë. Këtu erdhëm me vajzën time e cila lindi para 15 ditësh nëpër rrugët me baltë. Duam të shkojmë në Turqi ose në ndojnë vend tjetër të sigurt. Jemi të habitur, nuk dimë çfarë të bëjmë”, thotë ajo.

Nazmiye Duribi (70) nga Siria tha se çdo ditë avionët luftarakë i kanë shënjestruar ata dhe se i ka humbur 3 nipëra nga bombardimet.

Duribi thotë se forcat e Asadit dhe ato ruse ka bërë që të humbin shtëpitë e tyre. “Asadi dhe Rusia në mënyrë të egër po hedhin bomba mbi njerëzit. Zoti mos të jetë i kënaqur nga ata dhe Rusia. Na bombarduan çdo ditë që të na vrasin. Nga bombat u shkatërrua shtëpia jonë. Nuk kishim as batanije për t’u mbuluar. Ju lutem na ndihmoni. Nuk kemi ku të shkojmë”, tha Duribi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button