Flet Mourinho: Në Spanjë më urrejnë me gjithë zemër

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka bërë krahasimin e fansave në Angli dhe në Spanjë, duke thënë se në shtetin Iberik atë e urrejnë me të vërtetë.

“Më pëlqen të luajë në shtëpi, të ndjej pasionin e fansave të Chelseat dhe ata janë të lumtur që më kanë në rradhët e tyre”.

“Gjithashtu kënaqem kur luaj si mysafir dhe ndjej mbështetjen e fansave kundërshtarë për ekipin e tyre, duke më bërë mua një ‘mikpritje’. Është mikpritje e pastër. Nuk është agresive”.

“Për shembull, nëse shkoni në Spanjë dhe ata thonë:  Ti Portugez bir ku*ve, e dini se është ndjenjë e thellë. Ata e mendojnë me gjithë zemër. Një urrejtje e vërtetë. E mendojnë me të vërtetë këtë, ndërsa këtu mikpritja është ndryshe”.

Lajme të ngjashme

Back to top button