“Rebelimi i Lulus” nga Albatros Rexhaj, të shtunën vjen në Shkup

Më 5 dhjetor 2015 (e shtunë), me fillim në orën 17.00, në hapësirat e Librarisë së Çarshisë-Shkup, do të promovohet libri i fundit i autorit Albatros Rexhaj – “Rebelimi i Lulus”, njofton Portalb.

Albatros Rexhaj është lindur në Prizren, në vitin 1975. Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon midis Tiranës dhe Prishtinës.

Ai është autor i disa dramave për teatër dhe i librave “Lettera a un amicoataliano dal Kosovo” (1999), “Bombë në Beograd” (2012), “Ditar dashurie i një shkrimtari” (2012), “Edith” (2013) dhe “Zonja Z” (2014).

Veprimtaria e tij publicistike dhe letrare mund të ndiqet në blogun elektronik www.filozofiaurbane.com. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button