Maqedoni, numri i migrantëve që kanë transituar arrin në 300 mijë

Brenda 24 orëve janë dhënë gjithsej 2.797 vërtetime për shtetas të huaj, bëhet e ditur sot në kumtesën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë.

Siç njofton policia, më të shumtë në numër janë shtetasit e Sirisë 1.126, Afganistanit 880 dhe Irakut 791.

Në periudhën prej 19 qershorit të vitit 2015 deri më 2 dhjetor të vitit 2015 janë dhënë vërtetime për gjithsej 300 mijë e 420 shtetas të huaj, prej të cilëve 172 mijë e 234 janë të gjinisë mashkullore, 47 mijë e 354 të asaj femërore, 64 mijë e 845 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 15 mijë e 989 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës për azil.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 177 mijë e 130, më pas Afganistanit 72 mijë e 754, Irakut 29 mijë e 100, Iranit 6 mijë e 231, Pakistanit 5 mijë e 416, Palestinës 2 mijë e 158, Somalisë 1 mijë e 276, Bangladeshit 1 mijë e 253, Marokos 1 mijë e 314, Kongos 514, Algjerisë 453, Libanit 434, Nigerisë 279, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button