Rita Ora gjithmonë me stil (Foto)

Ajo është një nga këngëtaret më të përfolura të momentit në Angli për përfshirjen në botën e modës. Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila sa herë që shfaqet në publik komentohet për zgjedhjet që bën në mënyrën e të veshurit.

Mbrëmjen e djeshme ajo është fotografuar në Los Angeles gjatë kohës që kishte dalë për të darkuar me të dashurin Calvin Harris.

Ajo u shfaq plot stil me një fustan të ngjitur pas trupit dhe një palë taka ta larta. Ajo që dominonte në veshjen e 22 vjeçares ishte ngjyra portokalli, e ndërthurur mjaft bukur me ngjyrën e zezë dhe të bardhë.

Ndërsa Calvin është shfaqur “casual” me një palë xhinse dhe një bluzë të thjeshtë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button