Publikohet traileri i filmit për Nënë Terezën (Video)

Përshkrimi i trilerit të filmit më të ri për shenjtoren shqiptare, Nënë Tereza, nga filmi i titulluar “Letrat”, tregon historinë e një femre me një shpirt të madh sakrifice.

Juliet Stevenson është aktorja e cila interpreton rolin e Nënës Terezë të Kalkutës.

“Po xhiroja me sarin e famshëm të bardhë dhe me vija të kaltra. Njerëzit afroheshin, përkuleshin dhe preknin sarin. Në Indi ajo ende nderohet. Ajo mori me mijëra njerëz nga rruga dhe u kujdes për ta”, ka thënë Stevenson për “Observer”.

Ky film flet për letrat sekrete të Nënë Terezës, të publikuara më 2007, ku shpalosen krizat e saj me besimin dhe me ndjenjën se Krishti e ka braktisur. “Letrat janë një argument për shenjtërimin e saj. Ajo ka bartur ndjenja personale. Ajo mbajti gjallë besimin e saj dhe vazhdoi punën në emër të Zotit”, ka thënë Stevenson.

Filmi do të shfaqet nga data 5 dhjetor në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button