Sot në Maqedoni shënohet dita e drurit

Nën moton “Mbill sukses” sot në më shumë se 100 lokacione në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë do të mbahet aksioni i 16-­të “Dita e drurit ­ mbille të ardhmen tënde”, në të cilën do të mbillen tre milionë fidanë në 930 hektarë tokë, njofton MIA.

Ashtu siç informojnë nga Shoqata qytetare “Dita e drurit ­ mbille të ardhmen tënde”, do të mbillen edhe 7.000 lule landra pranë autostradës Gjevgjeli­-Smokvicë dhe 3.000 qiparisë pranë autostradave të tjera nëpër vend. Nga Pyjet e Maqedonisë, për të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë do të ndahen edhe 67.000 fidanë.

Sipas tyre, qytetarët e Maqedonisë deri tani kanë mbjellë rreth 50.000 milionë fidanë druri, ndërsa nga Inspektorati për bujqësi është konfirmuar se janë zënë rreth 60 për qind prej tyre.

Në transport të organizuar nga ora 9 deri në orën 11 qytetarët në të gjitha komunat do të mund t’i vizitojnë lokacionet e caktuara dhe të mbjellin fidanë druri. Kthimi pas është parashikuar në orën 14, informojnë nga Shoqata.

Motoja e aksionit të sivjetmë “Mbill sukses”, është të përkujtohet në motivet, fillimet, fazat zhvillimore dhe rezultatet e aksioneve, të cilat filluan në pranverë të vitit 2008.

Fushata ishte përkrahur edhe nga nxënësit e Shkollave të mesme të qytetit të Shkupit, të cilët së bashku me iniciativën “Dita e drurit”, vazhdimisht mbjellin fidanë në oborret e shkollave dhe e gjelbërojnë mjedisin e tyre. Sipas organizatorëve të aksionit, përkushtimi i tillë dhe mbjellja e planifikuar ka efekte të shumëfishta dhe përfitime të gjëra jo vetëm për gjelbërim të oborreve të shkollave, por edhe për edukim dhe nxitje të eko­-vetëdijes tek të rinjtë.

Aksioni, krijues i të cilit është maestro Boris Trajanov, në vitin 2008 ngriti nismë me një grup të entuziastëve drejt mbjelljes së eko të ardhmes së re nxiti formim të Shoqatës qytetare “Dita e drurit ­ mbille të ardhmen tënde”!, e cila veç më tetë vite, arriti që qytetarët e Maqedonisë t’i çojë në aksione të reja të suksesshme, thekson organizatori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button