Hekurudha greke humbje 1.5 milion euro, për shkak të emigrantëve ekonomike

Siç njoftojnë mediat greke, kompania që merret me menaxhimin e hekurudhave shtetërore greke, “Trainose”, ka deklaruar se si pasojë e bllokimit të hekurudhës ndërkombëtare në veri të vendit, transporti hekurudhor në Greqi ka pësuar një humbje prej 1.5 milion euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Trainose” ka bërë të ditur se rreth 1.800 vagonë të mallrave, të cilët presin të kalojnë në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, qëndrojnë të bllokuar në territorin e Greqisë. Ai poashtu ka theksuar se nëse nuk zgjidhet situata, kontrata me disa prej klientëve të kompanisë që drejton ai, mund të jetë në rrezik, për shkak të ankesave në lidhje me vonesën e dërgesës së mallrave.

Ushtria maqedonase në kufirin juglindor të vendit ka vendosur një gardh teli rreth 3 metra të lartë dhe më shumë se 10 kilometra të gjatë. Sot para dite pjesëtarë të ushtrisë filluan punimet për ndërtimin e një porte e cila do të mundësojë kalimin e trenit ndërkombëtar, mirëpo punimet ndaluan për arsye se, siç thonë nga ana maqedonase, zhbllokimi i hekurudhës së pari duhet të fillojë në anën greke.

Nga 18 nëntor i këtij viti, rreth 1 mijë emigrantë ekonomik janë të vendosur në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, në binarët e hekurudhës ndërkombëtare, të cilët me anë të protestave kërkojnë t’iu jepet leja për të hyrë në territorin e Maqedonisë dhe për të vazhduar udhëtimin drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Republika e Maqedonisë, që nga kjo datë, vendosi të kufizojë kalimin e kufirit për në Evropën Perëndimore vetëm për refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku, ndërsa emigrantëve ekonomikë që vijnë nga vendet ku nuk ka luftë iu ndaloi hyrjen në territorin e Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button