Egjipti do të hap kufirin nëse Gaza kalon nën qeverisjen palestineze

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi deklaroi se në rast se qeverisjes së Ramallah-ut i kthehet Ripi i Gazës dhe e kontrollon kufirin Refah, do të hapin përgjithmonë kalimin kufitar Refah, raporton Anadolu Agency (AA).

Sisi këtë deklaratë e dha pas takimit me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Paris.

“Marrja përsipër e kalimeve kufitare në Gaza nga ana e qeverisjes së Ramallah-ut do t’iu ndihmojë vëllezërve palestinezë që ti plotësojnë nevojat e përditshme dhe lehtësimin e jetës së tyre”, tha el-Sisi duke shtuar se kontrolli i kalimeve kufitare nga qeverisja e Ramallah-ut duke u kthyer drejt Gazës, do të sigurojë që kalimet kufitare të jenë të hapur gjithmonë.

Nga ana tjetër anëtari i Bordit ekzekutiv qendror të Lëvizjes Fatah, Izam el-Ahmed në deklaratën e tij të djeshme (30 nëntor) për gazetarin e AA-së tha se: “Do të shpenzojnë kohë të përbashkët me anën e Egjiptit për hapjen e kalimit kufitar Refah”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button