Nga shkurti bileta elektronike për autobusë

Biletat për transportin me autobus nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm do të jepen përmes rrugës elektronike, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Jankievski.

Dhënia elektronike e biletave, tregoi Janakievki, është obligim i të gjitha stacioneve të autobusëve, ndërsa në të kundërtën do t’i humbin licencat.

“Qytetarët do të munden prej në shtëpi të blejnë bileta elektronike si dhe bileta për aeroplanë”, tha Janakievski

.Deri në fund të vitit do të përpunohet edhe aplikacioni mobil me të cilin do të ndiqen linjat, gjegjësisht destinacionet dhe koha e qarkullimeve të transportuesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button