Fortuna 2009 kampione në turnet e Zvicrës

Fortuna 2009 shkëlqeu në Zvicër, fitoi tre turne Klubi i Futbollit “Fortuna 2009” nga Hasanbegu me grup moshat e saja të reja U12 për një javë të plotë qëndroi në Zvicër ku mori pjesë në tre turne ndërkombëtar që u mbajtën në Baden dhe Cyrih. Këta patën një paraqitje të shkëlqyeshme në këto turne, pasi edhe i fituan të tre me një dominim total.

“Fortuna 2009” turneun e Badenit, deri tek triumfi i plotë erdhi me 6 fitore dhe 1 barazim, me një golaverazh fantastik 26:3. Këta në finale luajtën me FC Klingnau të cilët i mundën me 5:0. Në dy turnet e zhvilluar në Cyrih gjenerata 2003 turneun e fitoi me vetëm 1 humbje në gjashtë ndeshje, me një golaverazh prej 18:2.

Në finale Fortuna u përball me FC Unterstars të cilët i munën me 3:1. Ndërsa ekipi “B” apo gjenerata 2004 e përforcuar me 3 futbollist gjenerata 2003, triumfoi me 1 humbje dhe 1 barazim me gol averazhin 10:3. Këta në finale e mundën FC “Avellino Zurigo”.

Pjesëmarrjen dhe qëndrimin një javor të Fortuna 2009, në Zvicër e mundësuan mërgimtarët tanë. Pas kthimit në Shkup, drejtuesit e “Fortuna 2009”, shprehen të kënaqur nga rezultatet por edhe nga mikpritja e bashkëatdhetarëve tanë. “Çfarë do që të thuash, mund të gabosh, pasi nuk gjenden fjalë të mira për të përshkruar një mikpritje që na bënë Mursel Ibraimi, familja dhe shokët e tij.

Ndërsa sa iu përket rezultateve ne jemi më se të kënaqur, pasi ato erdhën s rrjedhojë e gjithë asaj që na u ofrua nga vëllezërit tanë që kishin organizuar një logjistik shumë të mirë që fëmijëve tanë mos t’ju mungojë asgjë dhe të ndihen sikurse të enë në shtëpitë e tyre.”, thotë trajneri Safet Ademi. KF “Fortuna 2009”, përbëhet nga futbollist që vijnë nga zona e Karadakut, duke u nisur nga Matejçi, Haraçina, Inxhikova, Straçinca e për të përfunduar në Hasanbeg ku është edhe selia e kësaj skuadre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button