Mëkat – Zaevi paska kopjuar nga Obama

[Recension: LSDM-ja e vërtetoi se nuk ka vizion, por bëjnë copy-paste vetëm për provizion!]

Paralajmërimi se LSDM-ja do të mbajë Kongres programor në gjysmën e parë të dhjetorit, për tekstin që i nënshtrohet këtij recensioni, paraqiti shkak për sulm pa shkak. Programet e partive nuk janë shumë të pranishme në publik, ndërsa ato duhet të jenë pjesë e përditshmërisë së çdo organizate aktive e cila dëshiron të merret me politikë. Të mos harrojmë, sulmi më i shpeshtë i partisë në pushtet ndaj LSDM-së është se ajo është “parti pa program”. Kësaj radhe “kur ka vendosur” të bëjë program ajo akuzohet për copy/paste. Me arsye?

СДСМ потврдија дека немаат визија туку работатLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e vërtetoi se nuk ka vizion, por bëjnë copy-paste vetëm për provizion!

Data dhe koha e publikimit: 26.11.2015, 16:22

Data e recensionit: 28.11.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

Zoran Zaevi, i ballafaquar me kritikat e vazhdueshme të publikut dhe të ekspertëve se përpiqet ta fitojë mbështetjen e qytetarëve pa program dhe koncept, këto ditë doli në publik që të prezantojë gjoja një dokument të përgatitur programor, i cili për shumë arsye aspak nuk i ngjan një oferte serioze politike të një partie e cila pretendon ta fitojë besimin e qytetarëve.

Ky citim paralajmëron se para nesh kemi një tekst që pretendon të bëjë një analizë të detajuar dhe eventualisht krahasuese të programeve të dy partive më të mëdha politike te ne. Mirëpo, ballafaqohemi me një sipërfaqësi të paparë kur më poshtë e kuptojmë se “mëkati” i vetëm i partisë opozitare paska qenë se “kopjimi i koncepteve dhe programeve” është në atë se ka filluar anketë në mesin e qytetarëve për atë se çka t[ fusë në program. E këtë, një ose dy javë më parë e ka filluar VMRO-DPMNE-ja. A ka partia në pushtet ndonjë patent për bërjen e anketave?!

Copy/paste i dytë i LSDM-së është se porositë dhe ilsutrimet e saj vizuale në postere u kanë ngjarë shumë atyre sovjetike, që e lëmë të jetë çështje e perceptimit (edhe në kohën sovjetike, gjithsesi, u kanë kushtuar kujdes efekteve propaganduese!), ndërsa të rëndësishme jаnë porositë të cilat eventualisht do të mund të krahasoheshin, apo jo.

Mangësia e tretë prek në diçka që tashmë gjendet në programin e LSDM-së, e që konsiderohet se ka pozitë thelbësore në karremin programor. Ajo është çështja e kthimit të klasës së mesme, për të cilën gjë asnjë parti deri tani nuk ka treguar interes për ta përvetësuar. Mirëpo, teksti gjen mangësi në atë që ideja për kthimin e klasës së mesme i paska takuar ofertës demokratike të kryetarit amerikan Obama, që ilustrohet me një citim të këtij politikani. Së pari, çështja e kthimit të klasës së mesme nuk është koncept origjinal i ndonjë partie ose vendi, por problem i botës liberale, e cila në atë mënyrë dëshiron t’i ruajë vlerat demokratike. Mirëpo, si duket, kjo është çështje e kapacitetit për të mundur të kuptohen ato relacione…

Pastaj, edhe sikur të bëhet fjalë për kopje nga ndonjë demokraci më e vjetër dhe më stabile, kjo nuk është mëkat apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button