Ja kush është fuqia më e madhe ushtarake në botë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë forca më e madhe ushtarake në botë, ndërsa Kroacia më e forta në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bëri të ditur portali Global Firepower, që merret me analizimin e të dhënave për fuqinë dhe aftësitë ushtarake të vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në analizën e detajuar që përfshinë 126 shtete të botës, konstatohet se SHBA-të janë forca më e madhe ushtarake në botë, ku më pas vijon Rusia. Në vendin e tretë qëndron Kina, ndërsa India e katërta, Britania e Madhe e pesta. Pozita e gjashtë i takon Francës, e shtata Koresë së Jugut, e teta Gjermanisë, e nënta Japonisë, ndërsa lista e TOP 10 vendeve përfundon me Turqinë.

Sipas fuqisë ushtarake, konkretisht pajisjes dhe armatosjes, me përbërje aktive dhe rezerve të forcave të armatosura, Izraeli është në vendin e 11-të në botë.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më së miri qëndron Kroacia, që Global Firepower e vendosi në vendin e 62-të. Serbia është në pozitën e 70-të, Bosnja e Hercegovina 89, Sllovenia 99, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria nuk janë përfshirë në 126 vendet më të fuqishme ushtarake në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button