Ish të punësuarit e “OHIS-it” në protestë para Qeverisë: Na jepni borxhin!

Dhjetëra ish të punësuar në firmën OHIS, sot kanë protestuar para Qeverisë duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje për 24 pagat të cilëve ua ka borxh firma, raporton Portalb.

Protestuesit, kërkojnë takim e kryeministrin Nikolla Gruevski, për të biseduar rreth kësaj çështje që në afat sa më të shkurtër t’i jepet fund këtij problemi.

“Jemi këtu që të na japin borxhin, 24 paga nuk na janë paguar, kërkojmë që të takohemi me kryeministrin Gruevski që ta zgjidhim këtë çështje sa më shpejtë që është e mundur”, tha për Portalb një ish i punësuar në OHIS.

Rikujtojmë se borxhi i përgjithshëm ndaj të punësuarve vlerësohet të jetë prej 4 deri më 5 milion euro. Viteve të fundit, dhjetëra herë është tentuar që të shitet fabrika “OHIS”, mirëpo kjo ende nuk ka ndodhur. Nga punëtorët thonë që për pushtetit nuk është prioritet se a do të shitet dhe kush do ta blejë fabrikën, sepse siç thonë ata, pushteti e ka shitur “OHIS” dhe ata prej tyre e kërkojnë borxhin. /Portalb

Lexo: Ish të punësuarit e “OHIS-it” në protestë para Qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button