Fillon gjykimi për vjedhjen në Postën e Çairit

Fillon sot  gjykimi i dhjetë të punësuarve në “Postën e Maqedonisë”, të cilët akuzohen se nuk kanë qenë të vëmendshëm në kryerjen e detyrave dhe kompetencat që kanë pasur dhe kanë lejuar që “Posta e Maqedonisë” të dëmtohet për 220 mijë euro, shumë kjo e cila është vjedhur nga Posta në Çairit para katër muajve.

Të akuzuarit janë, drejtuesja e Postës së Çairit, arkëtari kryesorë, postieri, dy kontrollor,  udhëheqësit e sigurimit dhe të kontrollit të brendshëm.

Dikush akuzohet se nuk ka bërë vëzhgimin e kamerave të sigurisë me çka është mundësuar hyrje dhe dalje të pakontrolluara në derën zyrtare të Postës. Dikush tjetër, se pse nuk ka njoftuar se ka dy çelësa për hyrjen zyrtare, ndërsa të tretit akuzohen se pse nuk i kanë lëshuar qepenat prej hekuri dhe nuk kanë mbyllur derën e sigurisë, duke u mundësuar kështu që hajnat të kenë të lehtë rrugën deri tek paratë.

Sipas avokatëve mbrojtës, kjo lëndë nuk ka kriminalitet dhe as ka dëshmi se të akuzuarit u kanë mundësuar hajnave që të vjedhin Postën. Tetë nga të akuzuarit dy muaji janë në paraburgim një mbrohet në arrest shtëpiak, ndërsa e njëra e akuzuara ende është e pakapshme për policinë.

Dy plaçkitësit të cilët më 26 korrik, vodhën Postën e Çairit ende janë në liri.

Lajme të ngjashme

Back to top button