Brukseli shqetësohet për borxhin e Qeverisë

Papunësia, rritja e deficitit buxhetor,  borxhi publik si dhe kapaciteti i dobët i administratës që t’i ndjek parat e fondeve evropiane në bujqësi edhe në këtë raport të Komisionit Evropian potencohet si dobësi e politikave ekonomike të shtetit.

Brukseli rekomandon që të fuqizohet qëndrueshmëria e financave publike dhe të fillohet planifikimi afatshkurtër i të hyrave dhe të dalave  në arkën e shtetit. 

“Edhe pse borxhi qeveritarë qëndron  në nivele të dobëta, rritja e saj  kohën e fundit jep shkas për brengosje. Borxhi i pushtetit qendrorë ishte 33.6 përqind nga Bruto Prodhimi Vendor në fund të korrikut, krahasuar me 27.8 përqind në mesin e vitit 2011. Financat publike mund të bëhen më stabile nëpërmjet radhitjes më të mirë të prioriteteve”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button