Drejtorët hungarez dëshmojnë në Londër për aferën e Telekomit të Maqedonisë

Tre drejtorët e “Magyar Telekom”, që akuzohen se kanë korruptuar funksionar të lartë në Qeverinë paraprake maqedonase, ndërmjet datës  5 dhe 7 do të përballen me përfaqësues të Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë. Këtë vendim e ka marrë, para disa ditëve gjykatësi  Richard Salivan nga  Gjykata jugore e qarkut në New York.
Në përballjen  në Londër, ku dëshmitë e veta do ti japin tre drejtorët : Ellek Shtraub, Tamas Morvai dhe Andrash Ballog, nuk do të marrë pjesë përfaqësues i Gjykatës, por dëshmitë do të mund të përdoren gjatë procesit gjyqësor.

Avokatët nga New Yorku dhe Washingtoni të cilët i mbrojnë tre drejtorët hungarez, thanë se ata do të mbrohen në heshtje, për të cilën kanë të drejtë sipas Kushtetutë Amerikane. Të akuzuarit, thonë se do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për tu mbrojtur në heshtje, përveç , pyetjeve të para.

Gjykatësi  Salivan, vendosi afat deri më 2015 që të përfundoje ky proces, me çka,  kjo seancë dëgjimore nuk do të jetë e fundit. Pas dëgjimit të dëshmive, fillon faza e paraqitjes së dëshmive para gjykatës.

Në SEC dhe në Prokurorinë publike të SHBA-së, refuzojnë të flasin për këtë rast dhe të nxjerrin më shumë detaje për karakterin e dëshmive të cilat i posedojnë për ta dëshmuar “ blerjen” e Qeverisë së Maqedonisë në vitin 2005 dhe tani për tani edhe të akuzuarit Shtraub, Morvai dhe Balog mbrohen me heshtje.

Avokatët e tre të akuzuarve kanë kërkuar që përballja të organizohet në Budapest, që klientët e tyre të kursehen nga rruga e gjatë deri në New York ose Londër. Avokatët theksojnë një numër të madh të arsyeve personale të tre të akuzuarve pse nuk mund të vijnë në New York.

Tre menaxherët e “Magyar Telekom”, vajza e drejtorit të  “Dojçe Telekomit” të Gjermanisë, e cila e ka blerë Telekomunikacionin e Maqedonisë, janë akuzuar se në vitin 2005 u kanë paguar ryshfet përfaqësuesve të Qeverisë së Maqedonisë, përfaqësuesve udhëheqës të partisë qeveritare të LSDM-së, si dhe partnerit të koalicionit shqiptar BDI, me qëllim të pengohet zbatimi i obligimit ligjor i Qeverisë që të lejojë hyrje të operatorëve të rinj të telekomunikacionit në vend, të cilët si konkurrencë e Telekomunikacionit dominues të Maqedonisë do të mund të marrin pjesë nga tregu dhe t’i rrëzojnë çmimet për shfrytëzuesit. Ky është procesi i dytë të cilin SEC e zhvillon në Nju-Jork kundër “ Magyar Telekom” dhe “Dojçe Telekom”, në procesin e parë kompania hungareze dhe gjermane u dakorduan të paguajnë 95 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button