“Ilirët” mysafir special të Sigal Prishtinës

Prishtina mbrëmë ka festuar në mënyrë të veçantë fitoren e parë në arenën ndërkombëtare që shënoi në BIBL Ligë ndaj ekipit Kumanovo 2009. Mes tjerash kryesia e Sigal Prishtina publikisht ka falënderuar të gjithë që u dhanë përkrahje.

“Të nderuar “Plisa”, “Ilirët” nga Kumanova dhe tifozë anembanë trojeve shqiptare, KB SIGAL Prishtina i falënderon të gjithë simpatizuesit, dashamirët dhe opinionin sportdashës që na mbështetën në ndeshjen e parë ndërkombëtare që zhvilluam dje në kuadër të Ligës Ballkanike kundër KK Kumanovo 2009. Fitorja të gjithë shqiptarëve na dha emocione për shkak të peshës që kishte, duke ngjallur shpresën e shuar prej kohësh.

Në shenjë falënderimi, KB SIGAL Prishtina fton tifo grupin “Ilirët” nga Kumanova si mysafirë specialë në ndeshjen që do ta zhvillojmë të mërkurën (23.10.2013) në Prishtinë në kuadër të Ligës Ballkanike kundër BC Ballkan (Bullgari) në ora 17:30. 
Edhe një herë, faleminderit nga zemra!”, thuhet në komunikatën e Sigal Prishtina. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button