Shokuese: Shoferi hungarez tenton të shtypë refugjatët

Kjo video tregon se si një shofer i një kamioni mallrash tenton të shtypë emigrantët që ecnin në autostradë, në Kale të Francës.

Video është publikuar në rrjetet sociale më 25 Nëntor. Nga pamjet shihen rreth dhjetëra emigrantë të frikësuar, të cilët po përpiqen të shpëtojnë jetën, në momentin kur shoferi hungarez shton shpejtësinë për t’i goditur me makinë.

Disa prej emigrantëve të revoltuar kundërpërgjigjen me gurë dhe qese mbeturinash, transmeton TvKlan.
Duke i ofenduar, shoferi ankohet për situatën në Kale dhe i bërtet policisë që duhet të vendoset në dy anët e rrugës, për të shmangur episode të tilla.

Një tjetër video që dokumentonte dhunën e hungarezëve ndaj emigrantëve ishte ai i kameramanes se një televizioni privat në kufirin me Serbinë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button