Promovohet monografia “Reçani i Pollogut të epërm, vatër e rezistencës, Arsimit dhe Kulturës”

Në mjediset e Këshillit të Komunës së Gostivarit, me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së shtetit Shqiptar, u promovua monografia “Reçani i Pollogut të epërm, vatër e rezistencës, Arsimit dhe Kulturës”, me autor Prof. Dr. Fejzulla Shabani (i nderë), dhe Prof. Dr. Nebi Dervishi.

Në fjalimin e tij, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta çmoi lartë kontributin e autorëve, dhe me theks të veçantë Prof. Dr. Fejzulla Shabani, i cili edhe pse nuk është më në mesin tonë, dha një kontribut kolosal për shpalosjen e historisë së trevave shqiptare të Maqedonisë, dhe sidomos fshatit të tij të lindjes, Reçanit.

“Profesori dhe kolegu imë që sot nuk është në mesin tonë, profesor Fejzulla Shabani bashkë me profesorin e nderuar Nebi Dervishi, kanë bërë një punë të madhe për përgatitjen e kësaj monografie. Profesori Fejzulla Shabani ka qenë i lidhur shpirtërisht për vendlindjen e tij por edhe për heroin e fshatit Reçan, Aqif Krosi Reçani, që unë e quaj komandant, trim dhe luftëtar më të mirë që e ka pasur kombi shqiptar këtu në Maqedoni. Monografinë nuk e ka bërë për vete, e ka bërë për banorët e Reçanit, fshat ky që në gjitha periudhat ka pasur luftëtarë, trima, dëshmorë, veprimtarë. Monografia që e kanë bërë Prof. Dr. Fejzulla Shabani (i nderë), dhe Prof. Dr. Nebi Dervishi, është mirë që ua lejmë gjeneratave të reja, dokumente të shkrura që mos harrohet e kaluara. Gjitha gjeneratat që do vijnë pas nesh, do ta kenë këtë monografi dhe nuk do ta harrojnë historinë dhe veprimtarët e fshatit Reçan që dhanë gjithçka nga vetja për kauzën kombëtare”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Monografia “Reçani i Pollogut të epërm, vatër e rezistencës, Arsimit dhe Kulturës”, u botua me iniciativë të Këshillit Iniciativë për ndërtimin e Kompleksit memorial në fshatin Reçan. Nga ky këshill, shprehen mirënjohje për kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, për mbështetjen e dhënë në botimin e kësaj vepre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button