Teuta Arifi do të takoje laureatin e festivalit “Ditët e Naimit, Athanase Uantcev

Kryetarja e Tetovës, Teita Arifi sot në hapësirat e komunës së Tetovës, do të takojë laureatin Athanase Uantcev dhe pjesëtarët e edicionit të XVII të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit” që do të mbahet prej sot deri më 19 tetor 2013 në Tetovë, Frashër dhe Tiranë.

Ardhjen në këtë edicion e kanë konfirmuar 35 poetë nga vende të ndryshme të botës si: Kanada, Meksikë, SHBA, Kebek, Kosta Rikë, Portorikë, Indi, Pakistan, Danimarkë, Holandë, Gjermani, Itali, Francë, Belgjikë, Izrael, Palestinë, Indi, Ukrainë, Bullgari, Turqi, Slloveni, Kroaci, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe 20 poetë nga e gjithë  hapësira shqiptare, pastaj aktorë, gazetarë e dashamirë te poezisë, të Festivalit të Naim Frashërit.
Hapja festive e Edicionit të XVII do të bëhet me anë të ndezjes së fishekzjarrëve  para Qendrës së Kulturës, më 17 tetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button