Fajon: Procesi i zgjerimit do të vazhdojë

Procesi i zgjerimit të BE-së është i gjallë dhe do të vazhdojë edhe më tutje, ka theksuar eurodeputetja sllovene Tanja Fajon në deklaratën me shkrim me rastin e publikimit të Strategjisë për zgjerim të BE-së të publikuar në Bruskel. 

Ajo thekson se vazhdon të mbetet gjallë vetëdija për një Europë të bashkuar dhe kjo duhet të bëhet realitet dhe se zgjerimi do ta bëjë edhe më të fuqishme BE-në për tejkalimin e krizave. 

Si dëshmi për këtë ajo e ka theksuar Marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe faktin që Kroacia u bë anëtare e BE-së. 

“Shpresoj se lajmet pozitive për zgjerimin do t’i inkurajojnë edhe shtetet tjera të Ballkanit në rrugën e tyre të BE-së”, ka theksuar Fajon. 

“Mbetem optimist se do të ketë përparim edhe në problemin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë”, ka shtuar Fajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button