Januzaj zgjedh Kosovën para Anglisë

Një gazetë angleze ka hedhur detaje të reja lidhur me të ardhmen e Adnan Januzajt.
Supertalenti kosovar thuhet se me dëshirën më të madhe do të zgjidhte që të luante për Kosovën. Problemi i vetëm qëndron në moslejimin e Kosovës që të luaj në arenën ndërkombëtare.

Zgjedhja e dytë e Januzajt thuhet se do të jetë përfaqësuesja e Anglisë. Kusht për këtë do të jetë sigurimi i shtetësisë për të në Angli. Januzaj ka dy vite që është te Manchester United dhe i duhet edhe 3 vite të tjera qëndrimi në Angli për të arritur këtë.

Belgjika mbetet opsioni më pak i dashur për talentin nga Istogu. Januzaj thuhet se është i lidhur shumë me jetën në Angli, si dhe me prejardhjen e tij nga Kosova, duke lënë si opsion të tretë vendin ku u lind, Belgjikën.

Lajme të ngjashme

Back to top button