Hashim Thaçi: 28 Nëntori, dëshmoi se Opozita nuk e ka as besimin e votuesve!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar protestën e sotme, e cila u thirr nga tri partitë opozitare, njofton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Opozita nuk pati aq protestues sa pritej, dhe se ajo tanimë e ka humbur edhe besimin e atyre që e kanë votuar.

Sipas tij, qytetarët nuk iu bashkuan kësaj proteste, ngase këto parti po keqpërdorin simbolet kombëtare.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Për 28 Nëntor pritej që opozita të nxirrte më shumë njerëz në shesh. Por, edhe në ditën e madhe të pavarësisë, qytetarët e Kosovës e refuzuan protestën-festë të tyre. Qytetarët i refuzuan, sepse keqpërdoren flamurin kombëtar për qëllime politike dhe as kjo ditë e madhe shqiptare, me të cilën ata abuzuan, nuk iu ndihmoi të duken shumë dhe të besueshëm.

Festa e Flamurit sot dëshmoi se ata nuk e kanë as besimin e votuesve të tyre, sepse u refuzuan edhe në ditë gëzimi dhe dinjiteti kombëtar prej tyre!

Tanimë të gjithë e kanë kuptuar se sa false është “kauza” e tyre dhe i mbetet që t’i ndërpresin veprimet e kundërligjshme, me të cilat po na e rrezikojnë demokracinë parlamentare në Kosovë! HTH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button