Moti sot në Maqedoni

Këtë të shtunë, përveç Mavrovës, nuk ka vend në Maqedoni me temperatura në minus. Gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur të reshura të dobëta të shiut të përziera me dëborë në Kumanovë Tetovë, dhe shi të dobët në Shkup.

Do të ketë reshje më së shumti në vendet e larta malore, por këto reshje do të jenë me intensitet më të vogël, njofton Portalb.

Në pjesët e lindjes së Maqedonisë, pritet të ketë periudha të shkurtra të diellit, ndërkaq gjatë natës pritet të hiqen mjegullat.

Temperaturat gjatë ditës së sotme pritet të lëvizin nga 4 deri më 10 gradë celsius.

Edhe Shkupin e pret mot i njëjtë, me vranësira mesatare dhe kushte për reshje, temperaturat gjatë ditës do të lëvizin nga 5 deri më 8 gradë celsius. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button