Thaçi në Berlin: Kosova, vend i mundësive të reja për investitorë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka marr pjesë në Forumin Ekonomik gjermano-kosovarë në Berlin, ku u trajtuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve tona.

Ai ka shkruar në rrjetin social se ka ftuar kompanitë gjermane që të investojnë në Kosovë.

Ja postimi i plotë i Thaçit në facebook:

Sot mora pjesë në Forumin Ekonomik gjermano-kosovarë në Berlin, të cilin e ka organizuar Shoqata Gjermano-Kosovare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Oda Ekonomike e Kosovës. Bashkë me Ministrin Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gerd Müller dhe me sekretaren parlamentare të shtetit, njëherësh Ministre Federale e Punës dhe Çështjeve Sociale, Anette Kramme, para dhjetëra afaristëve gjermanë i trajtuam së bashku mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve tona. Kosova, si shtet i ri në Evropë është vend i mundësive të reja, veçanërisht për investitorë serioz që gjithnjë e më shumë po e rrisin praninë në tregun tonë. Në emër të Kosovës, ftova kompanitë gjermane që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button