Kinë, protestoi për lirinë e shtypit dënohet me 6 vjet burg

Aktivisti kinez, Yang Maodong, 48 vjeç, u dënua me gjashtë vjet burg për organizimin e protestës për mbrojtjen e lirisë së shtypit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të të përditshmes kineze “South China Morning Post”, Maodong, i njohur me nofkën Guo Feysiong, u shpall fajtor për organizimin e protestave për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe për thirrjet ndaj njerëzve që të vijnë në protesta.

Për këtë, gjykata kineze dënoi Yang-un me gjashtë vjet burg.

E njëjta gjykatë për veprën e ngjashme “penale” ka dënuar edhe dy persona tjerë duke i dënuar ata me burgim me nga dy dhe tre vjet.

Siç theksohet, Yang në vitin 2013 para ndërtesës së gazetës “Southern Weekly” në qytetin kinez Guangzhou ka organizuar protestë një-javore dhe se me këtë rast ka mbledhur popullin dhe ka cenuar rendin publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button