Papa Françesku: Lufta për mjedisin duhet të jetë para interesave personale

Gjatë vizitës në Afrikë, Papa Françesku, sot në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Nairobi, ka mbajtur fjalim me rastin e Samitit për Ndryshimet Klimatike COP21 i cili do të mbahet në Paris. Papa me këtë rast theksoi se pjesëmarrësit e këtij samiti do duhet të kuptojnë se sa trishtuese do të ishte të vendosen interesat personale para të mirës së përbashkët, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për disa ditë do të mbahet takimi i rëndësishëm për ndryshimet klimatike në Paris. Do të ishte e trishtueshme, marrë guxim të them, madje edhe katastrofike, nëse interesat personale do të mbizotëronin mbi të mirën e përbashkët”, ka thënë Papa Françesku.

Papa mendon se kur është në pyetje lufta për mjedisin, njerëzimi nuk ka shumë zgjedhje. Ka mbetur vetëm të caktohet nëse do të përmirësojnë mjedisin apo do ta shkatërrojnë plotësisht.

“COP21 është një fazë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të një sistemi të ri të energjisë i cili varet nga përdorimi minimal i gazrave fosile. Ai ka për qëllim efikasitetin e energjisë dhe lejon përdorimin e burimeve të energjisë me pak ose tërësisht pa pjesëmarrjen e karbonit “, shtoi kreu i Kishës Katolike.

Në fund Papa Françesku theksoi se liderët botëror ballafaqohen me përgjegjësi të madhe politike dhe ekonomike, dhe se ata duhet të mendojnë mirë dhe të korrigjojnë shtrembërimet në modelin aktual të zhvillimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button