Mogerini porosi Popovskit, realizoni reformat, BE do ta shpërpblejë Maqedoninë

“Në qoftë se Maqedonia i implementon në mënyrë të suksesshme reformat dhe nëse zgjedhjet e prillit realizohen në mënyrë të rregullt”, kështu i ka premtuar shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Popovskit, përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të BE-së, Federika Mogerini, njofton RTVM2.

Popovski tha se BE e nxitë Maqedoninë për të tejkaluar status-quo-në në drejtim të fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropjan.

Popovski me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme Mogerini, gjithashtu ka biseduar edhe për çështjen e migrantëve, nga e cila ka kërkuar përkrahje të qartë në drejtimin e masave që kanë ndërmarrë edhe vendet e BE-së, për kontrollin e kufitar, sepse sipas Popovskit, Maqedonia shërben vetëm si vend transit për emigrantët dhe nuk mundet t’a zgjidh problemin i cili është i rëndë edhe për vet BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button