Kritikat pa argumente mbesin pa peshë

[Recension: Politizohet festa, Muzeu i Alfabetit ndau stilografë me ngjyrat e BDI-së]

Aktivitetet dhe festat kombëtare ende janë shumë me interes për publikun shqiptar. Njëkohësisht ndërlidhja e këtyre ngjarjeve me politikën, në një kohë të krizës së thellë politike, ngjall interes të dyfishtë. Por kjo nuk duhet të keqpërdoret nga gazetarët për të bërë lajme sensacionale dhe pa peshë.

Politizohet festa Muzeu i Alfabetit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Politizohet festa, Muzeu i Alfabetit ndau stilografë me ngjyrat e BDI-së”

Data dhe koha e publikimit: 22.11.2015

Data e recensionit: 23.11.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Autori, ashtu siç thotë në titull pretendon se gjatë kremtimit të ditës së Alfabetit në manastir, “Politizohet festa, Muzeu i Alfabetit ndau stilografë me ngjyrat e BDI-së”. Denoncimi i keqpërdorimive kërkon fakte dhe dëshmi, të cilat duhet të vërtetojnë atë që thotë gazetari.

Muzeu i alfabetit ndau stilografa me ngjyra të BDI-së për të pranishmit, duke shkaktuar revoltë te një pjesë e tyre dhe dyshime se kjo festë e madhe po keqpërdoret për qëllime partiake./Lajm

Ajo çfarë lexuesit shohin është vetëm një fotografi por si dëshmi, ajo është deri diku diskutabile nëse nuk hulumtohet më tej.

Autori duhet të kërkonte prononcime nga të pranishmit ku lexuesit të mund të shihnin revoltën e tyre për atë që thuhet se ka ndodhur. Pastaj dikush tjetër duhet patjetër të flas për dyshimet që poashtu ai i përmend për keqpërdorim të festës për qëllime partiake. As “revolta” dhe as “dyshimet” nuk duhet të lihen vetëm si të tilla, vetëm si fjalë të gazetarit të thëna në një tekst të shkurtër pa burime.
Lajme të tilla bëhen qesharake, dhe humbin peshën e kritikës kur prezantohen pa fakte dhe argumente.

Shkrimeve të tilla gazetareske duhet bashkëngjitur edhe pjesa kualitative multimediale.

“Lajmi” nuk është i hartuar dhe i shkruar sipas piramidës së përmbysur. Në të nuk përfshihet një numër i madh i elementeve të nevojshme që lexuesi do të duhej t’i lexonte në artikull.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button