Xhudisten Seferi e kërkojnë klube nga Bundesliga

Xhudistja tani më e njohur shqiptare, Blerina Seferi, ka zgjuar interes të madh tek disa klube gjermane e që garojnë në Bundesligë për ta angazhuar të njëjtën si përforcim në garat e ligës.

Për ish-kampionen e Ballkanit për momentin interes kanë shfaqur tre klube, por të njëjtat po mbahen sekret për publikun deri sa të vendoset përfundimisht rreth të ardhmes së Blerinës.

“Disa klube më kanë dërguar oferta serioze për ti përforcuar në garat e Bundesligës gjermane. Për mua kjo garë do të jetë diçka e re, pasi do të përballem me xhudiste me të moshuara, por mund të them se jam gati edhe për një sprovë të tillë dhe besoj se me bisedat që do i kem me prindërit do të zgjidhi klubin që do të përfaqësoj në të ardhmen”, tha Blerina Seferi.

“Shqiponja e Shipkovicës” këtë javë do të garoj në Kupën e Gjermanisë për senior. “Jam e gatshme maksimalisht që të garoj në këtë aktivitet dhe shpresoj se do të kthehem me medalje”, deklaroi Blerina Seferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button