Tetovë, parkimi zonal me pagesë në dhjetorë

Këshilli i Komunës së Tetovës i ka dhënë dritë jeshile ndërmarrjes publike “Parkingu i qytetit të Tetovës” që të fillojë me zbatimin e parkimit zonal me pagesë në zonën A. Kësisoj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi do të fillojë të zbatohet parkimi zonal. Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrje, tashmë pritet në dhjetorë që të fillojë të aplikohet parkimi zonal, njofton Koha.

“Pas dhënies dritë jeshile nga këshilli për statutin e ndërmarrjes dhe miratimin e çmimores tashmë janë tejkaluar të gjitha pengesat teknike që të fillojë parkimi zonal me pagesë në zonën A, kurse me automatizëm në zonën B do të fillojë pilot projekti për parkimin zonal gjegjësisht në rrugët dytësore”, tha Fejsal Behadini, drejtor i Ndërmarrjes “Parkingu i qytetit të Tetovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button