752 ilaçe me çmim më të ulët

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Shëndetësisë kanë vendosur që të ulin çmimin e 752 ilaçeve  në territorin e Maqedonisë për 1 deri 85 përqind.

“Politika që e filluam për uljen e çmimeve të ilaçeve, definitivisht po jep rezultatet e duhura . Kjo është hera e tretë që bëjmë ulje të çmimeve dhe këto bëhen më të kapshme për qytetarët. Këtë praktikë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen dhe nuk do të ketë ilaçeve që nuk do të jenë në duart e qytetarëve”, theksoi ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.

Nga dita e sotme në listën pozitive janë 752 ilaçe me çmim më të ulët.

Lajme të ngjashme

Back to top button