City në javë do i jep Messit më shumë se 1 milion euro

Manchester City ka dridhur botën e futbollit. Ekipi nga Premierliga si duket e ka marrë seriozisht transferimin e Lionel Messin në Etihad.

Sipas tabloidit britanik, “The Sun”, sheikët e Cityt po mundohet ta josh Lionel Messin me një rrogë të jashtëzakonshme.

“The Sun” shkruan se City pritet t’i ofroj yllit argjentinas 800 mijë funte në javë (ose 1,135 milion euro).

Kështu, paga mujore e Messit te City do të ishte 4.5 milion euro, derisa ajo vjetore do të arrinte shifrën e 54 milionë eurove, rrogë e paparë deri më tani në botën e futbollit.

Messi është i lidhur ngushtë me Barcelonën, por kjo ofertë mund t’ia ndryshoj mendjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button