Gjenden pako me pluhur të dyshimtë në Bruksel

Paketa të dyshimta me pluhur të bardhë janë gjetur të enjtën në një xhami të njohur në Bruksel.

Këtë gjë e ka bërë të ditur zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve të Brukselit dhe shërbimi i urgjencës mjekësore, transmeton Klan Kosova.

Lajmi për këto pako vjen pasi që Brukseli është në alarm pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris ku lanë të vdekur 130 persona.

Kryeqyteti evropian mbetet në nivel më të lart terrori dhe pjesa më e madhe e qytetit ka qenë e mbyllur për disa ditë.

Policia në Bruksel ka kryer disa bastisje në lidhje me sulmet terroriste, hetuesit janë fokusuar në periferi të Brukselit, në Molenbeek, që ka histori në lidhje me terrorizmin.

Një nga të dyshuarit kryesor të Parisit, Salah Abdeslam, është ende në arrati dhe besohet se është kthyer në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button